Para pak çastesh një ngjarje makabre ka ndodhur para repartit të Gjinekologjisë. Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Gazeta Insajderi ka mësuar se 35 vjeçarja ishte shtatzënë.
Ky burim i ka thënë Gazetës Insajderi se çifti ishin të ndarë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.