×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detajet e pasurisë milionëshe të Agron Bekës, anëtarit pasanik të KPK-së

    Insajderi
    07 September 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasuria e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka i cili është edhe biznesmen i njohur është duke u diskutuar në rrjete sociale. Duke bërë krahasim nga të ardhurat që ai merr nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe pasurisë që ka deklaruar në AKK, janë ngritur dyshimet për prejardhjen e gjithë asaj pasurie që kap milionat. Kryesisht këto postime janë bërë nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe persona të punësuar në institucione të vendit në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas një përgjigje të AKK, Beka nuk merr pagë nga KPK por atij i paguhen vetëm shpenzimet e udhëtimit.

    “Mirëpo, i njëjti nuk ka të drejtë shpërblimi me pagesë për angazhimin e tij në funksionin e Anëtarit të KPK-së, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me të”, thuhet në pëgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Agron Beka ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencinë Kundër Korrupsion. Të gjitha ato banesa, shtëpi, parcela e vetura që i janë renditur në një fotografi që ka shkuar viral, janë të deklaruar tek AKK.

    Agron Beka përpos që është anëtar i këshillit është edhe dekan në Universitetin e Mitrovicës që nga viti 2017. Ndërsa si anëtarë i Këshillit është emëruar në vitin 2020 kur me vendin po qeveriste LDK.

    Sipas deklarimit të pasurisë të paluajtshme ai posedon 20 objekte ku përfshin një shtëpi me vlerë 500,000.00 e ndërtuar nga kursimet, gjashtë parcela, pesë banesa, tre lokale dhe dy garazhe.

    Tek pasuria e luajtshëm ai ka të deklaruar gjashtë vetura.

    Po ashtu ai është edhe aksionar në disa kompani.

    Tek deklarimi i pasurisë, Beka nuk i ka deklaruar të hyrat vjetore nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Aty ka deklaruar të hyrat nga Universiteti i Mitrovicës që janë mbi 28 mijë dhe nga qeratë e banesave e objekteve që ai posedon.

    Një foto ku është paraqitur pasuria e tij, është bërë virale nëpër rrjete sociale, duke ngritu pikëpyetje për pasurinë e tij.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të marr një qendrim nga vetë Beka por nuk i është përgjigjur telefonatave tona./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark