×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Detajet e policisë: Në manastir u gjet helmeta e Policisë që u mor nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku

    Insajderi
    26 September 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar  se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

    PK-ja, ndër të tjera, në njoftim ka thënë se në manastirin e Banjskës është gjetur edhe helmeta e marrë nga vendi i ngjarjes ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona. /Insajderi.org/

    Policia me njoftim të ri për sulmin terrorist: Arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark