×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Deutsche Bank rrezikon “kolapsin”, pjesë e skemës së pastrimit të parave ruse

    Insajderi
    17 April 2019 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka kryesore e Gjermanisë Deutsche Bank përballet me gjoba, veprime ligjore e madje deri në hetimin e stafit të lartë drejtues, për shkak të rolit të saj në skemën ruse të pastrimit të parave prej rreth 20 miliardë dollarësh, shkruan Guardian, duke iu referuar një raporti të brendshëm konfidencial.

    Banka pranon se ekziston një rrezik i madh që autoritetet rregullatore në SHBA dhe Britaninë e Madhe të ndërmarrin “veprime të qenësishme disiplinore” kundër saj. Ajo pranon gjithashtu se skandali ka dëmtuar “markën globale” të saj, e me shumë gjasë do të shkaktojë “ndrydhje të klientelës”, humbjen e besimit tek investitorët dhe një rënie të vlerës së saj në bursa.

    Deutsche Bank është përfshirë në një operacion të gjerë pastrimi parash, i mbiquajtur “Global Laundromat”. Kriminelë rusë me lidhje me Kremlinin dhe KGB-në përdorën skemën mes viteve 2010 dhe 2014, për të transferuar para në sistemin financiar perëndimor. Paratë e përfshira mund të shkojnë deri në 80 miliardë dollarë, sipas asaj që besojnë detektivët.

    Kompani mëmë, të vendosura kryesisht në Britani, “huazuan” para te njëra-tjetra. Kompanitë shpallën më pas falimentin për shkak të borxhit fiktiv tejet të madh. Gjykatës të korruptuar në Moldavi “verifikuan” borxhin, e kësisoj miliarda u transferuan nga Moldavia për në vendet baltike, përmes një banke në Letoni.

    Deutsche Bank u përdor për të pastruar para përmes rrjetit korrespondues bankar të saj, duke lejuar kësisoj pagesa të paligjshme ruse të kanalizoheshin drejt SHBA, BE-së apo Azisë. Banka ka qenë totalisht e pandërgjegjshme për këtë mashtrim, deri kur “The Guardian” dhe Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) nxorën në dritë këtë histori në vitin 2017.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark