Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë se ekipi tij duhet të respektohet më shumë në fushë. Ai ka thënë se ekipi tij nuk është dorëzuar ende në garën për mbijetesë.
“Mos të mendoj njeri që Drenica ka dalë. Kërkojmë më shumë respekt në fushë, pasi Ballkani nuk na rrezikoi edhe pse është kampion në fuqi. Në pjesën e parë menduam ta presim kundërshtarin, kurse në të dytën krijuam raste shënimi. Ishte ndeshje fatkeqe për sulmuesin tonë, për golashënuesin më të mirë të ndeshjes, pasi me të nisur ndeshja, ai u lëndua.
Jam i kënaqur me paraqitjen, angazhimin e lojtarëve. Këtë ua thashë edhe në dhomat e zhveshjes. Mendoj se real do të ishte barazimi. Do të vazhdojmë punën derisa do të na lejoj matematika”, ka thënë Devolli.