×
  • Lajme
  • Lajme

    Dha 60 mijë euro fajde, mori 90 mijë, kërkohet masë paraburgimi për të dyshuarin

    Insajderi
    12 April 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., nga komuna e Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas një komunikate të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60 mijë euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90 mijë euro me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së.

    “Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veproj në dëm të pasurisë së tij, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

    I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark