Mbrëmë ka ndodhur një vrasje e rëndë ku një person ka therur me thikë babanë e gruas në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur të ju bëj ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.