Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me 10 këshilltarë komunal në Komunën e Gjakovës.
Gazeta Insajderi ka siguruar votat e asamblesistëve më të votuar të kësaj partie në Gjakovë.
Nga listat e siguruara shihet se Ngadhnjim Dana është më i votuari me 10 mijë e 804 vota. Ndërsa ka një barazim të votave mes Shqipe Fejzës e Diana Qarkaxhijës, të dyja kanë marrë nga 373 vota.
| NGADHNJIM | DANA | M | 10,804 | ||
| MIMOZA | SHALA | F | 613 | ||
| LEDIAN | REXHA | M | 581 | ||
| ALI | TAFARSHIKU | M | 541 | ||
| MUSTAFA | DOMI | M | 524 | ||
| AGON | DOBRUNA | M | 476 | ||
| KRESHNIK | ALIJAJ | M | 467 | ||
| ERMAL | KUSARI | M | 452 | ||
| SHQIPE | FEJZA | F | 373 | ||
| DIANA | QARKAXHIJA | F | 373 |
Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh, me 14 nëntor për kryetar të Gjakovës do të garojë Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari- Lila nga Vetëvendosje. AAK ka fituar 11 mijë e 574 vota apo 30.11% ndërsa Vetëvendosje 10 mijë e 804 vota apo 28.10%./Insajderi.org