×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dhjetë ditët e barrikadave – Zhvillimet e fundit nga veriu

    Insajderi
    19 December 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe në ditën e dhjetë të barrikadave që kanë vendosur ilegalisht banorët serb në veri, vazhdon te jetë i bllokuar qarkullimi që qon në pikalimet kufitare. Policia e Kosovës, vazhdon të jetë e stacionuar në zonat multietnike të Mitrovicës së Veriut, si Mëhalla e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt, me orarin e zgjatur prej 12 orësh. Derisa në pjesët tjera të veriut vazhdon patrullim i pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit evropian, EULEX. Pas disa ditësh ndërprerje, nxënësit sot janë kthyer në shkolla, me orarë të shkurtër

    Për të dhjetën ditë me radhë, grupe serbësh në veri të Kosovës janë duke bllokuar rrugët, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

    Në barrikada e kanë për obligim të qëndrojnë edhe punonjësit e institucioneve publike, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

    I ashtuquajturi shtab i krizës paralajmëroi për sot kremtimin e festës ortodokse të Shën Nikollës te barrikadat në fshatin Rudarë.

    Nxënësit e shkollave fillore, pas ndërprerjes së mësimit për një javë, nga sot janë në klasa, por me orë të shkurtuara në 30 minuta.

    Nxënësit e shkollave të mesme do t’i ndjekin mësimet online.

    Në veri të Mitrovicës është qetë, ndërsa vërehen patrullime të pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit evropian, EULEX.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të vendosur në pjesët multietnike të Mitrovicës së Veriut, si Mëhalla e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt.

    Në sportelet e bankave që funksionojnë nën sistemin e Serbisë ka para, ndërsa disa bankomatë nuk janë në funksion, ose nuk janë rimbushur me para.

    Të dielën në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – ishte organizuar një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

    Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit.

    Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

    “Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”.

    Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezentë në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.

    “Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”, ka thënë, Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

    Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.

    Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark