Insajderi
Botë

Dhjetëra të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan

Insajderi
04 April 2016 - 08:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në veriperëndim të Pakistanit.

Shirat kishin filluar gjatë natës së 3 prillit dhe ato kanë shkaktuar vërshime në shumë lokacione në provincën e Khyber Pakhtunkhwas dhe në Luginën Neelam, në Kashmir.

Të paktën 53 njerëz janë vrarë dhe 60 të tjerë janë pranuar nëpër spitale.

Zona më e goditur ishte distrikti Shangla, ku u raportuan 14 raste të vdekjes, pasuar nga rajoni Kohistan, ku si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut u vranë 12 njerëz.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në zona të ndryshme të kësaj province./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark