×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dhunë ndaj gruas, arrestohet pronari i ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu

    Insajderi
    17 November 2022 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është arrestuar mbrëmë si i dyshuar për dhunë në familje.

    Kryeziu është denoncuar nga bashkëshortja e tij. Sipas Sinjalit e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke e sulmuar atë fizikisht.

    Përveç Lulzim Kryeziut, si dëshmitar është intervistuar edhe një anëtar i familjes së tij.

    Lexo edhe:

    Ndërsa mbrëmë rreth orës 19:00, Kryeziu është paraqitur në stacion dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

    Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Kryeziu do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa bashkëshortja e tij ka shkuar te familja e saj, pasi që e njëjta nuk ndihet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me biznesmenin e njohur kosovar.

    Kujtojmë se, Gazeta Insajderi ka raportuar para dy ditësh për betejën gjyqësore mes biznesmenëve Arbër e Lulëzim Kryeziu dhe motrës së tyre. Motra është ankuar se vëllezërit e kanë përzënë nga hisja. Asaj nuk i lejohet qasja në firmën Al Petrol e Royal, të kontrolluara nga vëllezërit e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark