×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

    Insajderi
    20 May 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet dy të dyshuar janë dërguar në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare (QKMF) në Shtime dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Insajderi.

    “Shtime / 12.05.2024-19:30.  Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor  në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet  se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.  Njëri prej tyre  është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

    Rasti po vazhdon të hetohet, sipas policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark