Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Obiliq dhe Prishtinë.
Rasti i parë është raportuar në Obiliq më 25 tetor 2025, rreth orës 22:00. Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë më 26 tetor 2025, rreth orës 13:50.
Edhe në këtë rast, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për dhunë ndaj një viktime femër.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për të dy rastet në koordinim me organet e drejtësisë./Insajderi