×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dhunohet një vajzë në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar, tjetri në arrati

    Insajderi
    05 May 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar i cili gjendet në arrati kanë dhunuar një femër. 

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 03.03.2023 në Prishtinë.

    “Prishtinë 03.03.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark