×
  • Showbiz
  • Show

    Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

    Insajderi
    24 April 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor.

    “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re.

    Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë e saj ishte bërë virale në TikTok.

    “Sheqer” nga Dhurata Dora veç ka nisur të jetë hiti i kësaj vere, kjo dukshëm vërehet në shikueshmërinë që ka arritur kënga ende pa u bërë 24 orë nga lansimi.

    Ndryshe, Dhurata Dora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës ka depërtuar jashtë trojeve shqiptare.

    Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark