Babai i 57 fëmijëve, Kyle Gordy ka zbuluar se pavarësisht numrit të fëmijëve që ka ai nuk ka jetë seksuale.
31 vjeçari ka thënë se dhurimin e spermës e bënë për arsye altruiste.

Ai pretendon se ndërsa tregohet altruist, ndjen se jeta e tij është bërë “robotike” dhe se masturbimi është bërë një “punë e përditshme”.
‘’Unë mendoj se për shkak se jam masturbuar kaq shumë herë tani, ka filluar të ndihet mjaft robotike dhe përsëritëse. Nuk kam jetë seksuale jashtë dhurimit, është krejtësisht inekzistente, pasi një nga arsyet që nuk dal jashtë dhe kryej marrëdhënie është sepse dua ta ruaj atë për shanse më të mira shtatzënie. Unë gjithashtu nuk dua të rrezikoj duke kryer marrëdhënie me gra të rastësishme dhe të marr një sëmundje seksualisht të transmetueshme, kështu që kam shumë përgjegjësi mbi supet e mia dhe nuk do të rrezikoj’’, ka thënë ai për NeedToKnow.Online.

Së fundmi, ai udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë për të dhuruar spermën për tre gra, të cilat tani janë shtatzëna. Dhe pasi u kthye në shtëpi, ai i dhuroi një gruaje tjetër, në total, duke ngjizur katër fëmijë brenda një muaji.
“Në muajin e ardhshëm janë edhe tre femra të tjera që janë të interesuara për mua”, ka thënë Kyle.