Inter do të luajë një ndeshje mjaft interesante më datë 29 tetor në ’Giusepe Meazza”.
Ekipi zikaltër do të përballet me Jose Mourinhon dhe Romën.
Por kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe për faktin se Romelu Lukaku do të rikthehet në Milano, por këtë herë si kundërshtar.
Në klubin zikaltër, duke filuar nga drejtuesit e përfunduar te lojtarët, të gjithë u ndjenë të tradhëtuar. Di Marco, njeri prej futbollistëve është përpjekur të hedhë dritë mbi atë që ndodhi gjatë verës.
“Me Lukakun ndodhi ajo që ishte shkruar gjithandej. Isha pak i mërzitur me tradhëtinë që bëri sepse kam qenë pranë tij gjatë gjithë vitit, por nuk do të hyj në detaje sepse ai tani është në një skuadër tjetër.
Ai do të kthehet në Milano? Jemi të karikuar për rikthimin e tij, do të luajmë ashtu siç kemi qenë në çdo ndeshje.