20:13 - 24 Maj 2023

Angel Di Maria dhe bashkëshortja e tij Jorgelina Cardoso, kanë gjetur kohën për t’u kthyer përgjigje fansave në rrjetet sociale.

I pari ka qenë kampioni i botës, që ka replikuar me një tifoz të Juventusit, i cili e kishte akuzuar Di Marian se bashkë me Paredes, janë mercenarë që nuk e meritojnë fanellën bardhezi.

“Ai që nuk e meriton fanellën e Juventusit, je ti. Skuadra dhe lojtarët janë bashkë 100 %, deri në fund. Ajo që ti po bën ,është që po demonstron se je me Juventusin vetëm në momentet e bukura dhe jo ato të vështira. Të përshëndes. Unë jam mirë, deri në fund, jo si ty”, shkroi Di Maria.

Vetëm pak minuta më vonë, ishte bashkëshortja e tij, që në përgjigjen ndaj një fansi, nuk ngurroi të thumbojë edhe trajnerin Allegri, që duket se i ka ditët e numëruara në pankinën bardhezi.

“Nuk është ai që përgatit skuadrën, nuk është ai trajneri, nuk është ai që preferon të qëndrojë mbrapa. Heshtni. Jeni të ç