×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Diabolik, hibrid”- Bajqinovci me terma teknik thur lavde për paraqitjen e Kurtit në Bled

    Insajderi
    29 August 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka përdorur shprehje teknike që ta lavdërojë paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë.

    Bajqinovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti ka arritur që ta shpjegoj pozicionin e Kosovës “me saktësi milimetrike” në raport me sfidën rajonale me Serbinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Paraqitje e shkëlqyeshme e Kryeministrit Kurti. Jo thjeshtë për anën e shpjegimit me saktësi milimetrike të pozicionit të drejtë të Kosovës në sfidën rajonale dhe të sigurisë me Serbinë por se kryeministri kësaj radhe ja ka dalë që si asnjëherë tjetër të artikulojë pozicionin politik të shtetit tonë se ne, Serbisë, për karakterin e saj diabolik, hibrid por thellësisht destruktiv, nuk mund t’i paguajmë ne asaj më shumë duke bërë koncesione”, ka shkruar ai.

    “Jemi të bindur se me këso argumentesh nga politikanë të pakorruptueshëm, pozicioni i Kosovës do të kuptohet e mirëkuptohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark