×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Diana reagon për herë të parë pas daljes nga “BBVK”, nuk përmend fare Arionin

    Insajderi
    22 November 2024 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diana Tahiri ishte padyshim një nga banoret më të dashura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.

    Ajo nisi rrugëtimin që në natën e parë të spektaklit, por iu desh ta ndërprejë të martën për arsye familjare.

    Javën e kaluar, motra e Dianës hyri për ta njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të tyre nuk është e mirë, por që publiku vuri re se në fakt ajo mund të ketë hyrë për t’ia bërë me dije se nuk e duan Arionin.

    Një ditë më pas, Diana vendosi të lëjë shtëpinë, teksa sot ka ardhur mesazhi i parë i saj që nga dalja.

    Diana ka falënderuar ndjekësit dhe të gjithë përkrahësit e saj në këtë rrugëtim, që për të ka qenë ëndërr e bërë realitet.

    Në mesin e rreshtave të mesazhit, megjithatë, Diana nuk ka përmendur fare emrin e personit me të cilin nisi lidhje brenda në shtëpi, Arionin.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.

    Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ka qenë një ëndërr prej shumë vitesh, një ëndërr të cilën nuk do ta kisha ndërprerë kurrë, po të mos ishte për shkak të familjes, dhe konkretisht, për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… babait.

    Falënderoj nga zemra produksionin e Big Brother VIP Kosova për mundësinë e dhënë për ta jetuar këtë ëndërr.

    I kërkoj ndjesë publikut nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë moment dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj për këto ditë, kur nuk kam pasur mundësi t’ju kthej përgjigje dhe t’ju shpreh mirënjohjen për dashurinë e pafundme që më keni dhuruar virtualisht!

    Rrugëtimin tim në Big Brother VIP Kosova e ndërpreva, por jo qëllimin për të arritur synimet e mia në të ardhmen. Ju premtoj se do të
    kthehem më e fortë se kurrë.

    FALEMINDERIT PA FUND për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më dhuroni. Jam pafundësisht mirënjohëse!

    Me shumë dashuri,
    Diana

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark