Gjiganti holandez, Ajax, assesi të stabilizohet me rezultate. Të dielën pasdite, Ajaxi pësoi 4:3 nga Utrechti. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të elitës së Holandës.
Portieri kosovar, Diant Ramaj, debutoi te Ajaxi, por jo me sukses. Ai hyri në lojë në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 90-të pësoi gol për rezultatin final, 4:3. Në fakt Ramaj nuk ishte fajtor për golin e pranuar, që u shënua si rezultat i gabimit në mbrojtje.
Ndeshja u ndërprere për disa minuta për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve. Ramaj 22-vjeçar, gjatë verës kaloi tek Ajaxi nga Eintracht Frankfurti. Transferimi u bë me bujë, por kosovari deri më tani ishte vetëm rezervist te skuadra holandeze. Ajaxi është i parafundit me vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje./koha/