Insajderi
Biznes

Diaspora ndihmon fushatën për të ngritur fonde për Studentët e Universitetit të Prishtinës  

Insajderi
08 May 2020 - 20:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vazhdon të mbahet fushata me qëllim ngritjen e fondeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë synim fillimin e rrugëtimit të tyre në ndërmarrësi përmes Qendrës së Ndërmarrësisë dhe Inkubimit, VentureUp. 

VentureUp është qendër e cila ofron mbështetje për ndërmarrës, mentorim dhe trajnim për studentët të cilët dëshirojnë të tranformojnë idetë e tyre në biznese reale, dhe organizata të vet-qëndrueshme.

Fushata e mundësuar falë biznesmenit dhe filantropit Shqiptaro-Amerikan, Ramiz Kukaj, pronar i restaurantit të mirënjohur në Nju Jork ‘Cka ka Qëllu’, i cili iu bashkua kësaj iniciative për të ndihmuar studentë e këtij Universiteti për të krijuar një të ardhme sa më të mire doli të ketë një sukses të madh për një periudhë të shkurtë kohore. 

“Jam i lumtur të shoh se fushatës për të ndihmuar rininë tonë iu bashkuan edhe shume miq nga diaspora duke dhuruar dhe duke shpërndarë kampanjën. Me anë të këtyre donacioneve po shpresojmë se studentet e Kosovës do jenë në gjendje të tejkalojnë shume sfida dhe probleme që do hasin drejt rrugëtimit tyre drejt suksesit. Ti ndihmojmë rinisë, ata janë e ardhmja jonë!”

theksoi Z. Kukaj.

Me fondet e ngritura nga fushata online, VentureUp synon të inkuboj 17 ndërmarrje të reja ‘startup’, me 51 ndërmarrës të rinj, të ofrojë trajnime online për 14 javë, të ofrojë 150 orë mentorim për studentët, si dhe 60 orë/muaj trajnime në Aftësi të Buta. Qëllim është që të aftësohen 4,800 të rinj deri në Shtator të 2020-së. 

Dhuroni tani për të ardhmen e Kosovës duke klikuar në linkun e mëposhtëm https://bit.ly/3flp54e ose në https://bit.ly/2zTl8Ua 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark