×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Dibala-mania” pushton Romën, shfaqet edhe akullorja “Joya”

    Insajderi
    20 July 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Dibala-mania” tashmë ka shpërthyer dhe vështirë se do të ndalet në javët e ardhshme. Në të vërtetë do të ushqehet më shumë kur “Joya” të jetë më në fund në kryeqytet dhe fansat do të mund ta shohin atë drejtpërdrejt në “Olimpiko”.

    Ardhja e sulmuesit argjentinas është mirëpritur si pak herë në dekadat e fundit te verdhekuqtë. Tifozët romakë janë në delir, mijëra mesazhe në rrjetet sociale duke përfshirë fotomontazhe, deklarata dashurie dhe falënderime për klubin që ia doli të marrë një kampion të tillë.

    Falënderime edhe për Dibala, i cili zgjodhi Romën në vend të klubeve të tjera. Në kryeqytet, tashmë shumë tifozë kanë blerë fanellën e Romës me Dibala mbi supe, ka nga ata që kanë krijuar edhe shijen “Joya”.

    Një dyqan akulloresh e ka krijuar këtë shije për të festuar ardhjen e argjentinasit. Produkt që, edhe në kohë temperaturash tepër të larta, me siguri do të konsumohet pa hezitim nga romanistët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark