Avokatët e Sean Diddy Combs kanë zbuluar se Diddyt nuk po i pëlqen ushqimi i burgut.
“Unë mendoj se ushqimi është ndoshta pjesa më e vështirë”, u tha avokati i Diddy Marc Agnifilo gazetarëve jashtë një gjykate në New York, sipas New York Daily News.
Avokati tjetër i Combs, Anthony L. Ricco, shtoi se reperi po ‘pajtohet’ mes problemeve të tij ligjore.
“Ndonjëherë sa më shumë ta shtyni një person, aq më i fortë bëhet ai. Askush nuk është i lumtur të qëndrojë në burg”, tha Anthony L. Ricco, avokati tjetër i Diddy.
Opsionet e ushqimit të mensës përfshijnë ton, në salcë djegës, bukë me xhenxhefil, shqeme, qull misri dhe bare proteinash.
Kujtojmë, ditën e djeshme, Diddy doli para gjykatës për herë të parë që kur u arrestua për fajde, abuzim dhe trafikim njerëzish.
Reperi i famshëm ka mohuar gjithçka.
Në më pak se 24 orë, dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë të dyshuar të Diddy.
Combs u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjykimit.