Sipas “MundoDeportivo”, sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me klubin e Rayo Vallecanos.
Siç raportohet, Costa se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, duke përfshirë opsionin e vazhdimit edhe për një vit të dytë.
33-vjeçari te klubi nga La Liga do të kalojë si lojtar i lirë, teksa marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë.
Sulmuesi braziliano-spanjoll së fundmi ishte te Atletico Mineiro në Brazil, por me këtë klub e shkëputi kontratën në janar të këtij viti.