Dieta 3 ditore me mollë - Insajderi
×
Green

Dieta 3 ditore me mollë

Insajderi
29 November 2020 - 19:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

’Një mollë në ditë mban mjekun larg për një ditë”, nuk dimë t’ju them me siguri sa e vërtetë është kjo shprehje, por që molla është një minierë vlerash ushqyese këtë e dinim prej kohësh, si dhe na e konfirmojnë gjithmonë e më shumë studimet e ndryshme, shkruan “Living”.

E pasur me vlera të shumta ushqyese si antioksidantë, vitamina, fibra natyrale, minerale etj, molla është pa diskutim aleati më i mirë për shëndetin, sidomos ajo jeshile, sidomos kur keni probleme me fryrjen e barkut dhe vështirësi në jashtëqitje.

Këshillohet që gjatë këtij programi detoksikues të shmangni nënproduktet e qumështit, sheqerin e përpunuar dhe yndyrën shtazore. Më poshtë Living ju njeh me një shembull regjimi, që duhet ndjekur me përpikmëri për tre ditë.

MËNGJESI

Opsioni i parë: 1 gotë ujë i vakët me limon, 1 vezë e zier, 2 biskota integrale dhe 1 mollë jeshile

Opsioni i dytë: 1 omletë me dy vezë dhe perime, 1 mollë jeshile dhe 1 filxhan kafe pa sheqer

DREKA

Opsioni i parë: Sallatë me perimet e stinës ( sidomos jeshillëqe si spinaqi, rukola), një fileto pule e gatuar në zgarë dhe 1 mollë jeshile.

Opsioni i dytë: Perime të ziera (karota, lulelakër, brokoli), nuk lejohen patatet pasi kanë në përmbajtjen e tyre sheqer,  1 racion mish viçi i gatuar pa yndyrë dhe 1 mollë jeshile, transmeton lajmi.net.

Opsioni i tretë: 1 racion peshk, sallatë jeshile dhe 1 mollë.

DARKA

Opsioni i parë: Sallatë me panxhar, karotë, hudhër dhe selino, plus mollë jeshile.

Opsioni i dytë: Sallatë me ton dhe oriz integral, dhe 1 mollë jeshile

Opsioni i tretë: Supë me lakra të egra dhe misër të zier, 2 mollë jeshile.

Shënim:

Ky regjim ushqimor duhet ndjekur me rigorozitet gjatë 3 ditëve dhe racionet e mësipërme nuk duhet të kalojnë masën e 100 gramëve. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark