Insajderi
Lajme

Digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë në Klinë

Insajderi
27 August 2022 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Lëndime trupore ka pësuar edhe personi që ka tentuar ta fikte zjarrin.

Sipas ankuesit zjarri ka ndodhur aksidentalisht në stallën me ushqim të bagëtive.

Njoftimi i plotë:

ZJARR AKSIDENTAL/Fsh. Gjurgjevik i Madh, Klinë 26.08.2022 – 11:21. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark