×
  • Lajme
  • Insajderi

    Digjet lokali ‘Rizza Salon’ në Prishtinë, pronari flet për Insajderin

    Insajderi
    19 June 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnatës ka marr flakë lokali “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë.

    Lidhur me këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e sallonit, Rizah Bajramin, i cili tha se sipas pamjeve të kamerave zjarri është vënë qëllimisht.

    ”Në pamjet e kamerave shihet një veturë e cila kalon dhe i hedh disa shisha të birrave me benzinë brenda dhe me letër, nuk kemi pasur probleme me kërkond dhe nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve, rastin e kam lajmëruar dhe në polici”.

    Ai tregon për Insajderin rreth dëmeve që i shkaktoi zjarri lokalit.

    ”Masat janë ndërmarr menjëherë , por ka dëme siç është klima, reklama e lokalit dhe disa gjëra tjera jashtë lokalit”

    Ai shpreson që rasti të zbardhet sa më shpejt, pasi që siç thotë ai nga ky biznes ushqehen disa familje

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ku shihet duke u djegur hapësira jashtë lokalit në hymje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark