×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Digjet një arë, salla e ushqimit të bagëtive dhe një veturë në Skenderaj

    Insajderi
    22 October 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” në Skenderaj.

    Në fshatin Prekaz të Poshtëm një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin arës së tij me fidane dhe si pasojë është djegur edhe sistemi i ujitjes.

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prekaz i Poshtëm, Skenderaj 20.10.2023-19:00. Më 21.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kishin vënë zjarrin arës së tij e cila ishte e mbjellë  me fidane. Si pasojë e zjarrit ishte djegur edhe sistemi i ujitjes së arës. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti nën hetime.”

    Ndërsa, në fshatin Krasmiroc nga zjarri është përfshirë stalla e ushqimit të bagëtive.

    Nga zjarri janë djegur disa mjete pune, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari.

    Krasmirovc, Skenderaj 21.10.2023-12:00. Është përfshirë nga zjarri stalla e ushqimit të bagëtive pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime.”

    Rastet janë duke u hetuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark