×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Digjet një shtëpi në Pejton, Policia jep detajet

    Insajderi
    07 December 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e mesditës të ditës së sotme, një shtëpi në lagjen “Pejton” është kapluar nga zjarri.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Siç bëhet e ditur nuk ka persona të lënduar.

    “Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Pejton në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshi një shtëpi.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar” – tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark