×
  • Lajme
  • Lajme

    Dilemat e gazetarit gjerman pas rezultateve në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    09 May 2024 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se do të jetë interesante të shihet nëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, do të jetë partner i Partisë Popullore Evropiane apo aleat i Orbanit.

    Martens ka thënë se këto të dyja nuk janë të mundshme në të njëjtën kohë.

    “Vërtet një fitore dërrmuese. Tani do të jetë interesante të shihet nëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut Mickoski do të jetë vërtet partner i Partisë Popullore Evropiane, apo aleat i Viktor Orbanit, të cilin ai e konsideron mik politik. Të dyja nuk janë të mundshme në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai.

    Dje në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe rundi i dytë për president, në të cilat fituese doli VMRO- DMPNE me Mickoskin si kandidat për kryeministër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark