×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dimal Basha që e kishte 3’sh në Logjikë pretendonte se “kërkesa e Jasharajt vinte direkt nga zyret e PDK-së”

    Insajderi
    11 September 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili në lëndën e Logjikës e kishte notën hiç më shumë se 3, javë më parë pretendonte se kërkesa e Kryetarit të SBASHK-ut, Jasharaj, për krijimin e një ‘fronti’ të përbashkët për moslejimin që Kosova të bëhej shtet diktatorial, vinte nga zyret e PDK-së.

    “Është një situatë e tmerrshme, ua them edhe nikoqirëve që është mirë që të gjithë të bëhemi bashkë që Kosova të mos kthehet në një shtet diktatorial” – kishte thënë Jasharaj.

    Videon e këtij të fundit e kishte shpërndarë, Basha, i cili përkundër që kishte notë jo të kënaqshme në lënden e Logjikës, lëndë që merret me studimin e formave dhe të parimeve të të menduarit të drejtë dhe të vërtetë – pretendonte se “kërkesa e Jasharajt vinte direkt nga zyret e PDK-së”.

    Kujtojmë se, sot janë bërë publike notat e deputetit nga Ferizaj. Gazeta Nacionale kishte siguruar dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme të Bashës.

    Basha shpesh prezanton shifra të ndryshme për të përshkruar suksesin e qeverisë, por si nxënës nuk i kishte punët mirë me numra. Në lëndën e matematikës ai ishte vlerësuar me dysh (2). Me të njëjtën notë ishte vlerësuar edhe në lëndën e Gjuhës Frënge dhe atë të Fizikës.

    Pak më i mirë ishte në Gjuhën Shqipe, Gjeografi, Logjikë dhe Kimi, ku në këto lëndë ishte vlerësuar me notën tresh (3).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark