×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dimal Basha: Shumë “banalistë” shqiptarë po mërziten që s’po fiton Radoiçiqi e Veselinoviqi në Veri

    Insajderi
    23 April 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka ‘evidentuar’ shqiptarë, të cilët ai thotë se “po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiqi e Veselinoviqi me Listën Serbe” në veri.

    Ismet Kryeziun nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, Basha e ka vendosur në anën e Serbisë, pasi ai deklaroi se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi i sotëm zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira.

    Postimi i plotë i Bashës:

    Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.

    Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit.

    Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaru që i pranojmë rezultatet, por këta ‘tonët’ nuk i pranojnë dhe nuk janë t’kënaqur, sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin!

    Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark