×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dimër në pranverë, rikthehen temperaturat e ulëta

    Insajderi
    02 April 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moti dimëror do të rikthehet me temperatura nën zero për disa ditë radhazi, shkruan Prishtina Weather.

    Mot dimëror në javën e parë të prillit. Ftohtë e me reshje dëbore.  Pritet formim edhe i shtresës së dëborës.

    2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror.  Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.  Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

    Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë.  Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.

    Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës.

    3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës.  Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

    4.04 – Ftohtë kryesisht vranët.  Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.

    5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë.  Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

    6.04 – Intervale me diell e vranësira.

    7.04 – Intervale më të gjata me diell.

    Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.  Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

    Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s.

    Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark