Insajderi
Lajme

Dinari po vazhdon të përdoret në veri

Insajderi
27 October 2024 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dinari po vazhdon të përdoret në veri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dinari po vazhdon edhe më tej të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ndonëse përdorimi i kësaj valute është i kundërligjshëm, në veri të vendit pagesat po kryhen edhe me dinarë. Kjo po ndodh, pavarësisht faktit se Banka Qendrore e Kosovës në muajin maj e kishte përmbyllur periudhën tremujore transitore për zbatim të lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme.

Kundërligjshëm dinari po vazhdon të qarkullojë në komunat në veri të vendit.

Për t`u siguruar se pagesat po kryhen në dinar, ekipi i RTK-së ka provuar në disa dyqane në veri të vendit që të kryej pagesa me këtë valutë. Shitësit nuk kanë hezituar që të pranojnë dinar e as që kthimin e parave ta bëjnë në këtë valutë.

“Unë dinarin më së shumti e përdori edhe pse pensionin e Kosovës e marrë në euro, tani na kanë rritur pak, 120 euro”, tha në qytetar.

Disa banorë të tjerë hezituan të flisnin. Ndërsa, pati edhe prej atyre që u ankuan se po detyrohen që të shkojnë në Rashkë për t’i marrë pensionet./ RTK


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark