Insajderi
Insporti

Diogo Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me aeroplan pak para aksidentit fatal, kjo ishte arsyeja

Insajderi
03 July 2025 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diogo Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me aeroplan pak para aksidentit fatal, kjo ishte arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Diogo Jota thuhet se ishte këshilluar të mos fluturonte me aeroplan pas një operacioni të kohëve të fundit në mushkëri, vetëm disa ditë para aksidentit tragjik me makinë që ia mori jetën atij dhe vëllait të tij, Andre Silva, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sulmuesi i Liverpoolit, 28 vjeç, po udhëtonte për në Santander për të kapur një traget kur shpërtheu goma e veturës së tij, teksa tejkalonte një automjet tjetër në Spanjën veriperëndimore, raporton Givemesport.

Mjekët i thanë yllit të Liverpoolit se nuk duhet të hipte në aeroplan pas operacionit.

“Operacioni që ai kishte bërë ishte operacion në mushkëri dhe pas kësaj atij i ishte këshilluar të mos fluturonte me aeroplan”, deklaroi një gazetar i CNN në Portugali. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark