“Studentja më e mirë!” Kështu e komplimentoi Federico Chiesa në rrjetet sociale arritjen më të fundit të të dashurës së tij. Lucia Bramani në fakt është diplomuar për Psikologji në Universitetin Katolik të Milanos.
Për këtë rast, modelja e re, e lidhur me futbollistin e Juventusit qysh dimrin e kaluar, kishte veshur një kostum klasik dhe elegant të përbërë nga një këmishë e bardhë me mëngë të gjata me hark në qafë dhe pantallona të gjera ngjyrë bezhë.
Diskutimi nuk ka munguar te Chiesa si dhe në gjithë familjen e Lucias, duke filluar nga vëllai i saj i madh Riccardo, me të cilin Bramani është shumë e lidhur. Lucia Bramani është një modele 22-vjeçare.
Deri një vit më parë ajo ishte e lidhur me sipërmarrësin Anis Romdhane, bashkëthemelues dhe CEO i markës së orëve “Watchype”. Nga ana tjetër, Chiesa e donte prej kohësh studenten Benedetta Quagli. Më pas takimi me Lucia, e cila ia ktheu jetën përmbys.
Larg futbollit, për shkak të një dëmtimi, ylli bardhezi i është përkushtuar plotësisht gjysmës së tij më të mirë. Dashuria e tyre është rritur gjithnjë e më shumë, sa duket e pazgjidhshme tashmë.