×
Show

Disa mënyra për tu kujdesur për thonjtë

Insajderi
31 March 2016 - 10:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Thonjtë janë pjesë delikate e lëkurës që kërkon kujdes më të madh se që njerëzit në fakt iu kushtojnë.

Meqenëse thonjtë thahen shumë lehtë, mbrojtja e tyre nënkupton hidratimi i rregullt.

Një mënyrë për të mbajtur të hidratuar thonjtë është përmes losioneve hidratuese.  Preferohet që ata të vendosen në vende ku shihen, në mënyrë që bëjmë hidratimin e tyre sa më shpesh.

Po ashtu, preferohet që të lagën thonjtë para se të shkurtohen.  Kështu, thonjtë e thatë kanë më shumë gjasa që të krisen dhe qërohen, kështu që preni apo shkurtoni ato me brisk të thonjve pas dushit ose pas larjes së duarve.

Shmangni mjetet metalike për gdhendje të thonjve sepse mund të çajnë thonjtë.

Po ashtu, preferohet të zgjedhet llak thonjsh që të përmbajnë përbërës me hidratim.

Mos i pastroni shpesh thonjtë me aceton: Mos e hiqni llakun nga thonjtë më shumë se një herë në javë. Pastruesit e llakut që nuk përmbajnë aceton janë ndoshta më të mirë por, sërish përmbajnë acetate, që janë shumë të ashpra dhe mund të shkaktojnë tharje.

Mësohuni të vishni dorëza: Që të parandaloni humbjen e lagështisë, vishni dorëza kur është ftohtë, kur lani enët si dhe në kohën e gjumit./Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark