×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Disa orë pasi Adisi i propozoi martesë Fifit, Adrola Dushi bën një postim të çuditshëm në Instagram

    Insajderi
    23 December 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adis Patushi i ka propozuar mbrëmë martesë këngëtares së njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, disa muaj pasi u bënë prindër. Propozimin e bëri në skenën e “Dancing With the Stars”, ku Fifi po merr pjesë sivjet.

    Disa orë pas propozimit, ish-partnerja e Adisit, modelja e njohur Adrola Dushi, ka bërë një postim të çuditshëm në llogarinë e saj në Instagram.

    Ajo ka shpërndarë në Instastory, një postim ku thuhet “Thonë se të mirat nuk vijnë duke varur patkoin e kalit tek dera, por duke hequr mentalitetin e gomarit nga koka”.

    Sipër këtij postimi, Dushi ka shkruar “Good Morning”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark