×
  • Lajme
  • Lajme

    “Disa të pabesë e kanë futur lëndën narkotike në kamionin e firmës së babit” – Reagon djali i biznesmenit nga Podujeva

    Insajderi
    06 May 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alb Hasani, djali i biznesmenit nga Podujeva, Muhamet Hasani që është arrestuar bashkë me grupin prej shtatë personash për 83 kilogram drogë ka reaguar.

    Përmes një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se babai i tij po mbahet padrejtësisht në paraburgim pasi sipas tij, disa persona të pabesë e kanë future lëndën narkotike në kamionin e firmës së babait të tij.

    “Po reagoj për shkak të disa shkrimve që janë dal në portale lidhur me babin tim”

    “Është e vertetë që disa të pabesë në mallin e tyre kanë futur lënd narkotike e që fatëkeqësisht kanë qëlluar në kamionin e firmës transportuese që njëri nga pronarët është edhe babi jem. Padrejtësisht është duke u mbajtur në paraburim deri sa drejtësia & hetuesia të zbardh të vërtetën që do vijë së shpejti”.

    “Për ty bab çdo fjalë është e tepërt ta them shyqyr zotit e dinë krejt se kush je, qa je, qa ke ba për neve familjen tënde të ngushtë, familjen e gjerë, farefisin, shoqërinë, e sa shumë e shumë për njerzit e tjerë nevojtarë për çdo gjë që kanë pasur ti je kanë i pari për ti ndihmuar dhe të gjitha me pare hallall”, shkruan ai.

    Hasani thotë se beson se drejtësia ndaj tij do të vijë së shpejti.

    “Drejtësia do vijë së shpejti dhe do dalë e vërteta, e edhe këta që kanë dyshuar në babin tij e pasurinë tonë e shokëve të babit axhit Shefket e axhit Faik do ta mësojnë së shpejti. Krenar e me kokën lart që jam djali yt e të gjithë ne që jemi familja jote e shoqëria jote”, shkruan ai.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar të enjten se Muhamet Hasani, është biznesmeni llapjan që u arrestua në mesin e shtatë personave që u kapën me 83 kilogram drogë.

    Hasani siç merr vesh Gazeta Insajderi, ka në pronësi “Albba trans SH.P.K.” dhe “Eurotexdantel”, ndodhet në paraburgim që nga muaji shkurt. Ai dyshohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve”. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark