×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e hatashme! E fiton medaljen e artë në Paris

    Insajderi
    04 February 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi ka shkëlqyer sot në Grand Slamin e Parisit.

    Xhudistja kosovare ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në finale, ajo e mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

    Distria Krasniqi ishte fantastike nga fillimi i garimit të saj.

    Krasniqi e kaloi pa luftë raundin e parë kurse në të dytin e mundi spanjollen Marina Castello Diez. Në çerekfinale kampionia olimpike mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren

    Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte më e mirë se francezja Amandine Buchard. Përveç, Distria Krasniqit, sot garuan edhe Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, por që nuk shkuan më shumë se deri në raundin e tretë

    Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, që e mbyll garimin e ekipit kosovar në këtë Grand Slam

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark