Kampionia olimpike, Distria Krasniqi ia ka siguruar një tjetër medalje Kosovës. Krasniqi arriti në finale të Grand Prix të Zagrebit.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg e mposhti xhudisten izraelite, Gefen Primo. Ndaj saj fitoi me “Waza-ari”.
Xhudistja kosovare ka shënuar katër fitore rrugës për në finale.
Distria tashmë e ka siguruar medaljen e radhës, por e synon të artën.