Insajderi
Lajme

Dita e 21-të: Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë, kërkojnë dorëheqje nga Rama dhe Berisha

Insajderi
21 June 2026 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita e 21-të: Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë, kërkojnë dorëheqje nga Rama dhe Berisha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Tiranë, qytetarët kanë zhvilluar protestën e 21-të mbrëmjen e djeshme, duke u mbledhur për orë të tëra para Kryeministrisë dhe duke marshuar në rrugët e kryeqytetit.

Pjesë e protestës janë bërë edhe shqiptarë nga Diaspora, të cilët me flamuj dhe pankarta në duar kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Përpara Kryeministrisë, protestuesit mbajtën fjalime dhe bënë thirrje që të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Qeverisë.

Një pjesë e tyre qëndruan deri në orët e para të mëngjesit poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa një pjesë vijojnë të qëndrojnë ende.

Gjatë protestës, ata hapën flamurin shqiptar te Piramida, ndërsa në thirrjet e tyre i dhanë afat kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen deri të dielën.

Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja e cila u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Pas fjalimeve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, duke i bërë thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark