Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka uruar Ditën e Flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar:
“Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë”.
Përveç urimit, ai interpretoi me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.