Shkupi do ta zhvillojë sonte njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.
Skuadra nga Maqedonia e Veriut do të përballet me Shamrock Rovers.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë në Dublik i takoi irlandezëve me rezultat të pastër, 3:1.
Në rast të fitores dhe kualifikimit tutje, Shkupi do të kualifikohet në fazën “play-off” të kësaj gare.
Kurse, në rast të humbjes, Shkupi do të ndeshet në “play-off” të Ligës së Konferencës me fituesin e ndeshjes Klaksvik – Ballkani.
Ndeshja e sotme luhet në “Toshe Proeski” nga ora 21:00.