Neptun si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, vjen me edicionin e dytë të zbritjeve speciale, me kampanjën tashmë të njohur Ditët me FAT. Oferta zgjatë 4 ditë me radhë me zbritje që shkojnë deri në 52% dhe me mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat, duke filluar nga 6 deri me 9 Qershor në të gjitha dyqanet e tij.
“Ditët me FAT sjellin edicionin e dytë për këtë vit me zbritje që shkojnë deri në 52%, me përditësimin e linjës së produkteve dhe brendeve nga prurjet e fundit në treg. Kryefjala e kësaj kampanje është skema e çmimeve racionale dhe mundësitë e pafundme për përzgjedhje produktesh, ku përtej asaj që është komunikuar dhe shumë oferta tjera presin të zbulohen në dyqan. Prandaj, Ditët me FAT janë vazhdimësi e një suksesi që në plan të parë ka kërkesat e konsumatorëve, ku për katër ditë me rradhë kanë mundësi të realizojnë blerjet e tyre me këste 0% interes me të gjitha bankat si dhe anëtarësohen në programin e besnikërisë haPPy dhe të përfitojnë çmime promocionale dhe benefite tjera shtesë, prej 6 deri me 9 Qershor në të gjitha dyqanet Neptun. ”: deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut në Neptun
Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun numëron 12 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.