Kjo është një ditë për të reflektuar mbi rolin e fjalëve kyç që mbrojnë informacionet tona personale, shpesh të nënvlerësuara. Fjalëkalimet janë aq të nënvlerësuara, sa në krye të klasifikimit të password-eve më të përdorura në botë, prej vitesh, është “123456”.
Çdo përdorues duhet të mbajë mend mesatarisht, rreth nëntë fjalëkalime të ndryshme. Në 12 vitet e fundit, një në katër persona është bërë viktimë e një mashtrimi informatik duke humbur mesatarisht 2000 dollarë për shkak të fjalëkalimeve joefikase.
Kjo është situata që nënvizohet nga shoqëria Nuance me rastin e World Password Day 2019, më 2 maj. Kjo është një ditë për të reflektuar mbi rolin e fjalëve kyç që mbrojnë informacionet tona personale, shpesh të nënvlerësuara. Fjalëkalimet janë aq të nënvlerësuara, sa në krye të klasifikimit të password-eve më të përdorura në botë, prej vitesh, është “123456”.
World Password Day lindi në vitin 2012, nga një konsorcium kompanish private; paraprihet nga Safer Internet Day (5 shkurt), dita që kujton parimet e rrjetit të sigurt. Sipas kërkimit të Nuance, fjalëkalimet përfaqësojnë ende sot një sfidë të madhe për përdoruesit. Çdo person menaxhon mesatarisht 11 account-e online (email, shërbime bankare, platforma për blerje online, rrjete sociale) dhe për të hyrë në to duhet të mbajë mend rreth 9 fjalëkalime të ndryshme. Një person në katër shpesh i harron këto fjalëkalime një herë në muaj, me thuajse një të tretën (28%) që kontakton shërbimin për klientin çdo tre muaj për të rivendosur kredencialet në account-in e tij.
Përdorimi i biometrisë po rritet me ritme të shpejta – shpjegon Nuance. Më shumë se 400 milionë përdorues në të gjithë botën gjenerojnë më shumë se 8 miliardë fjalëkalime biometrike. Personat e moshës 18 – 24 vjeç janë ata që e përdorin më shpesh biometrinë, thuajse dy të tretat (59%), krahasuar me një përdorues në pesë (22%) të moshës 55 vjeç ose më shumë.