Insajderi
Insajderi

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës, Januzaj: Shteti nuk po e përkrahë këtë kategori

Insajderi
01 March 2023 - 19:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës, Januzaj: Shteti nuk po e përkrahë këtë kategori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot u shënua  Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryekuvendari , Glauk Konjufca pritën në takim sot përfaqësuesit  e organizatës Hendikos të ulur në karrocë.

Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar mbi gjendjen dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Duke nisur nga mundësitë e pakta në punësim dhe deri tek diskriminimi i këtij grupi, sipas përfaqësuesve nuk është bërë shumë progres.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, deçanasi Endrit Januzaj i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrje të vështirë në boshtin kurrizor, nga ku edhe mjekët kishin rekomanduar lëvizjen me karrocë, tha se kjo ditë vetëm shënohet si e tillë.

Ai tha se ballafaqimet e kësaj kategorie duhet të respektohen dhe të njëjtit duhet të motivohen më shumë.

Januzaj tha se ka mungesë të madh etë përkrahjes shtetërore duke nisur nga objektet pa qasje.

“Sot në ditën e personave në karroca, ditë që vetëm shënohet, ku të gjithë jemi të ndryshëm, por ndajmë të njëjtin shpirt njerëzor, , e ballafaqimi i kësaj kategorie duhet të respektohet, duhet të motivohen më shumë, duke iu përmirësuar standardin jetësor. Ka mungesë të madhe të përkrahjes shtetërore duke nisur nga objektet pa qasje”, tha ai për Insajderin.

Januzaj shtoi se kjo kategori ka edhe pensione shumë të ulëta. Ai tha se edhe punësimi është një nga pikat ku duhet të ketë përnirësim.

“Nga pensionet e tyre shumë të ulta, ilaqet duhen të sigurohen nga shteti, punësimi i garantuar, duhet shumë më shumë përkrahje në mënyrë që kjo kategori të ketë vullnet të jetojë”, tha ai.

Dita Ndërkombëtare e personave me karrocë, Januzaj: Shteti nuk po e përkrahë këtë kategori


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark