Kryeministri Albin Kurti, ka kalaur rreth 20 ditë në rivierën Greke, gjatë tri vizitave zyrtare që ka zhvilluar atje. Të fundit vizitë e nisi me 5 korrik të këtij viti, ku mori pjesë në tryezën vjetore të The Economist, por edhe pse kanë kaluar 7 ditë ai ende nuk raportohet se është kthyer në Kosovë. Atje gjeti kohë të flas edhe për rritjen e shpenzimeve të kosovarëve duke thënë se kjo po bëhet për shkak të besimit në qeveri, duke injoruar rritjen e madhe të çmimeve
Që kur ka marrë mandatin e dytë të kryeminitrit të Kosovës, në mars të vitit të kaluar, Albin Kurti ka vizituar zyrtarisht tri herë Greqinë, shtetin që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
E takimet zyrtare që ka zhvilluar deri tash atje nuk kanë pasur ndonjë lëvizja apo rezultata sa i përket mundësisë, që një njohje zyrtar nga ky shtet do të mund të vijë së shpejti.
Vizitën e fundit Kurti e ka nisur me 5 korrik, për pjesëmarrje në Tryezën vjetore të 26-të të The Economist që do të zgjaste deri me 7 korrik.
Por përkundër që pas kësaj date Kurti nuk është raportuar se është kthyer në Kosovë, të hënë zyra e tij njoftoi se Kurti mori pjesë edhe në Simpoziumin Symi për “Siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë”.
Aty madje Kurti, kishte mbajtur edhe një fjalim të gjatë kur ndër të tjera ka folur edhe për shpenzimet e qytetarëve kosovar. Deklaroi se shpenzimet janë rritur për shkak të besimit të popullit në qeveri.
“Mendoj që kur kanë shpresa njerëzit më shumë shpenzojnë sesa kursejnë…”, ka thënë Kurti nga Symi, duke aluduar se nuk ka rritje të çmimeve, por ka rritje të besimit të qytetarëve ndaj qeverisjes së tij, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ata shpenzojnë më shumë sesa kursejnë, shkruan Gazeta Insajderi.
Por në realitete në Kosovë janë rritur në masë të madhe çmimi i bukës, çmimi i vajit, çmimi i rrymës, naftës e produkteve tjera esenciale, por jo edhe pagat.
Të hënën Kurti është takuar atje edhe me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar lidhur me dialogun.
Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.
“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Që nga 5 korriku deri sot kryeminitrit Kurti i ka bërë shtatë ditë qëndrim në Greqi. Ndërsa në total për tri vizitat zyrtare atje, i bie mbi që ka qëndruar dikund 16 ditë qëndrim atje.
Nënkryetarës se PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar zgjatjen e vizitës së Kurtit atje pa ndonjë rezultat.
Sipas saj, Kurti tashmë do të duhej të kthehej sepse sipas saj në konferenca të tilla më së shumti qëndrohet dy ditë.
“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Po ashtu ajo ka ironizuar duke thënë se nuk po dihet se kush është duke qeverisur Kurti apo Bislimi.
“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, përfundoi ajo.
Vizita e parë zyrtare e Kurtit në Greqi
Në korrik të vitit të kaluar Kryeministri Albin Kurti paketoi valixhen dhe u nis për në shtetin grek.
Vizita atje i zgjati nga 8 korriku deri me 14 korrik. Njësoj sikur tash Kurti kishte marrë pjesë në tryezën e The Economist.
Kryeministri Kurti kërkuar që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën.
“Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s.
As atëherë nuk pati ndonjë lëvizje të Greqisë në qendrimin rreth njohjes së Kosovës shtet.
Pikërisht në këtë kohë sa ai ndodhej në Greqi, në Kosovë qytatarët po përballeshin me Covid 19, masat që kishte ndërmarr qeveria dhe helmimi i banorëve të Decanit nga uji.
Vizita e tretë zyrtare e Kurtit në Greqi – Ku po gjindet saktëshisht kryeministri?
Të marten e javës së kaluar qytetarët u njoftuan se Kryeministri Kurti do të nisej për Greqi. Në ditën e parë të pjesëmarrjes në tryezën për të cilën u ftua, Kurti kishte marrë pjesë në panelin me temë “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”
Aty
Kuirse në përmbyllje të Tryezës vjetore, Kurti takoi liderin e partisë SYRIZA Alexis Tsipras, në darkën e ftuar nga ai. Edhe një vit me herët kishte takuar Tsiparis.
Atje Kurti pati sipas zyrës për informim edhe një takim me Panagiotis Mourgos, drejtor menaxhues i kompanisë greko-amerikane Texan Envipco Hellas Group, me bazë në Connecticut.
Ndonëse ka përfunduar tryeza e The Ekonomist dhe Simpoziumin Symi, agjenda tjetër e tij nuk është bërë e ditur.
Se sa do të zgjasë vizita e tretë e Albin Kurtit në shtetin Grek, nuk është njoftuar zyrtarisht nga ky inistucion. Madje nuk dihet as nëse do të ketë ndonjë lëvizje në drejtim të njohjes së shtetit. /Gazeta Insajderi