Mbrëmjen e djeshme, DJ Martin Garrix shndërroi Parkun e Liqenit në Tiranë në një arenë spektakolare të ngjyrave dhe muzikës.
Të pranishmit përjetuan një spektakël të jashtëzakonshëm me fishekzjarre dhe efekte speciale nën ritmet e muzikës së tij të mrekullueshme.
Garrix bëri shumë të kënaqur me një repertor të pasur këngësh dhe hitesh, duke përfshirë momente të paharrueshme si interpretimi i “Valles së Shotës”.